Lajme nga Bota

Coca Cola dhe marka të tjera ndërkombëtare kanë sot të njëjtën thirrje

Coca Cola dhe marka të tjera ndërkombëtare kanë sot të

Markat ndërkombëtare duke përfshirë Coca Cola dhe PepsiCo kanë bërë thirrje këtë të hënë për një bërë një pakt global për të luftuar ndotjen plastike. Kjo përfshin reduktimin e prodhimit të plastikës.

Zyrtarët botërorë do të takohen në një konferencë të Asamblesë së Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (UNEA 5.2) në një moment tjetër gjatë këtij vit, për të filluar negociatat mbi një traktat, për të funksionuar bazuar mbi një krizë të mbetjeve plastike që po mbyt shkatërron oqeanet dhe po vret kafshët e egra.

Mbetet e paqartë nëse ndonjë marrëveshje do të fokusohet në menaxhimin dhe riciklimin e mbetjeve apo do të ndërmarrë hapa më të ashpër si frenimi i prodhimit të plastikës më tej, një vendim që ka të ngjarë të përballet me rezistencën nga firmat e mëdha të naftës dhe kimikateve dhe vendet e mëdha prodhuese të plastikës, siç janë Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se 70 nënshkruesit e deklaratës së përbashkët të kësaj të hëne përfshijnë kompani të mallrave të konsumit si Unilever dhe Nestle, të cilat shesin një mori produktesh në plastikë njëpërdorimëshe nga shampot deri te çokollatat, si dhe shitësin me pakicë Walmart dhe bankën franceze BNP Paribas.

"Ne jemi në një pikë kritike dhe njëherësh në kohë për të krijuar një traktat ambicioz të OKB-së," shkruhet në deklaratë, duke vënë në dukje se çdo marrëveshje duhet "të reduktojë prodhimin dhe përdorimin e plastikës".

Më pak se 10% e të gjithë plastikës së bërë ndonjëherë është ricikluar. Pjesa tjetër jo.

Ndërkohë, prodhimi i plastikës, që rrjedh nga nafta dhe gazi, parashikohet të dyfishohet brenda 20 viteve, nëse ecet me këto ritme. Ky është një burim kyç i të ardhurave në të ardhmen për kompanitë kryesore të energjisë, pasi kërkesa për lëndë djegëse fosile zvogëlohet me rritjen e energjisë së rinovueshme dhe automjeteve elektrike.

Ndërsa presioni rritet mbi firmat që shesin produkte në plastikë të vështirë për t'u ricikluar, për të trajtuar mbetjet, disa janë bashkuar me prodhuesit e çimentos për të djegur mbetjet plastike si lëndë djegëse të lirë në botën në zhvillim. Ky është një fakt i zbuluar nga një hetim i Reuters vitin e kaluar.