Lajme nga Bota

Certifikata e vaksinimit: Shtetet europiane që janë pro dhe kundër, si do udhëtojnë këtë verë të rinjtë?

Certifikata e vaksinimit: Shtetet europiane që janë pro dhe

Greqia dhe Austria po u kërkojnë shteteve të tjera të BE të miratojnë planin e pasaportave të vaksinimit ndaj koronavirusit që mund të ndihmojë në ringjalljen e industrisë së turizmit në Europë. Ideja e një dokumenti të tillë, që ka të ngjarë të jetë një certifikatë, lejon të gjithë ata që janë vaksinuar që të udhëtojnë lirshëm brenda Bashkimit Europian. Propozimi u paraqit gjatë një diskutimi virtual midis udhëheqësve të BE ditën e djeshme.

Por ky plan po përballet me kundërshtimin e disa prej 27 vendeve anëtare të bllokut. Franca dhe Gjermania thonë se dokumente të tilla mund të jenë të parakohshme sepse të dhënat mbi efikasitetin e vaksinave në parandalimin e një personi nga bartja ose transmetimi i virusit janë të paplota.

Certifikata e vaksinimit: Shtetet europiane që janë pro dhe

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se mundësimi i një pakice të vaksinuar të udhëtojë ndërsa të tjerët si të rinjtë që nuk shihen si përparësi për inokulimin që mund të vazhdojnë të përballen me kufizime sipas këtij plani, do të ishin diskriminuese.

Gjithashtu situata është më e nderlikuar me përhapjen e shpejtë të varianteve të koronavirusit dhe mundësia e mutacioneve të tjera në të ardhmen.

Greqia si dhe Izraeli tashmë kanë aprovuar certifikatat dixhitale të vaksinimit ndërsa Danimarka dhe Suedia kanë folur për zhvillimin e tyre.

Zyrtarët në Greqi thonë se certifikata e zakonshme dixhitale nuk është aspak diskriminuese. Sipas tyre turistët e pavaksinuar mund të vizitojnë Greqinë këtë verë, por procedura për ta do të ishte disi më e ngadaltë, ata do duhet të testohen dhe mund të duhet të vetë-izolohen pas mbërritjes në shtetin grek.

Greqia dhe Qiproja kanë rënë dakord të pranojnë turistë izraelitë të cilët kanë marrë certifikatat e vaksinimit. Një plan i tillë grek do ndiqet edhe me Britaninë, por kjo e fundit ende nuk ka miratuar planin, dhe nuk ka dhënë as dritën jeshile për turistët e huaj.

Ndërsa disa vende të BE po luftojnë me një valë të tretë të virusit ka tensione mbi kufizimet e njëanshme të kufirit. Gjermania është e fundit që ka marrë një ankesë nga Komisioni Evropian, pasi vendosi kontrolle të reja policore në kufijtë Çekë dhe në Austri.

Gjatë takimit virtual të një dite më parë udhëheqësit e BE diskutuan gjithashtu se si të adresojnë shqetësimet rreth qasjes së ngadaltë të vaksinave që është kritikuar gjerësisht.

Komisioni Europian synon që të arrihet 70 përqindëshi i vaksinimit për të rriturit mbi 60 vjeç deri në mes të shtatorit, por deri më tani është arritur vetëm 10 %.

Mesa duket kjo verë nuk do jetë dhe aq e lirë...

*Tiranapost.al. E.B