Lajme nga Bota

Certifikata e vaksinimit për udhëtimet në BE, komisioneri: Duhet të njihet edhe për vendet e treta dhe gjithë llojet e vaksinave

Certifikata e vaksinimit për udhëtimet në BE, komisioneri: Duhet

Certifikatat e vaksinimit të cilat do të bëhen funksionale në Bashkimin Europian që nga fillimi i kësaj vere, duhet të lëshohen për të gjitha llojet e vaksinave dhe duhet të jenë në dispozicion edhe për qytetarët e vendeve të treta.

Këtë deklaroi komisioneri Europian për Drejtësinë Didier Reynders gjatë mbledhjes në Komisionin e PE për Liri dhe Drejtësi. Ai tha se qëllimi kryesor i certifikatave të vaksinimit është që të lehtësojë lëvizjen e lirë në BE dhe të ndihmojë qytetarët që të kenë të drejtën themelore për udhëtime të lira.

Komisioni Europian aktualisht ka propozuar që certifikatat digjitale të gjelbërta të jenë në dispozicion edhe për shtetasit e vendeve të treta që banojnë ose udhetojnë në mënyrë legale në Bashkimin Europian.

Komisioneri Reynders deklaroi se sistemi duhet të jetë në një mënyrë që certifikatat e lëshuara nga vendet e treta për personat që vaksinohen të pranohen automatikisht nga Bashkimi Europian.

Certifikata sipas planit të BE-së duhet të përshijë dhe dy tipare të tjera: Vërtetim që personi e ka kaluar Covid-in si ose përgjigje negative ndaj testit të Covid që duhet të jetë kryer 72 orë para udhëtimit.

*Tiranapost.al