Lajme nga Bota

CEO i BioNtech: Do të duhet vaksinë e re, mund të arrihet brenda 100 ditëve

CEO i BioNtech: Do të duhet vaksinë e re, mund të arrihet brenda

CEO i BioNTech Ugur Sahin në një konferencë për Reuters Next ditën e sotme ka deklaruar se kompania duhet të jetë të përshtasë vaksinën e saj kundër koronavirusit në përgjigje të variantit Omicron.

"Unë besoj se në parim në një moment të caktuar do të kemi nevojë për një vaksinë të re kundër këtij varianti të ri. Pyetja është se sa urgjente duhet të jetë", tha Sahin.

Ai përsëriti se një rilançim i produktit mund të arrihet brenda 100 ditëve dhe tha se një përmirësim i vaksinës tashmë është duke u zhvilluar.

“Nëse injeksionet e treta përforcuese ende parandalojnë sëmundjen me një normë 85-90% ne do të kishim më shumë kohë për të përshtatur një vaksinë të re”, tha ai.

BioNTech gjermane dhe Pfizer së bashku prodhuan një nga vaksinat e para kundër COVID-19, me mbi 2 miliardë doza të dhëna tashmë për të mbrojtur njerëzit në mbarë botën.

Ka shqetësime se vaksinat mund të mos funksionojnë aq mirë kundër variantit Omicron i cili u shfaq muajin e kaluar.

Sahin ripohoi pikëpamjen e tij, se varianti i ri mund të infektojë njerëzit e vaksinuar, por ka të ngjarë të parandalojë nevojën për kujdes spitalor.

“Ne parashikojmë që personat e infektuar që janë vaksinuar do të jenë ende të mbrojtur nga sëmundjet e rënda”, shtoi Sahin.

Tiranapost.al