Lajme nga Bota

Burgosja e Sarkozy: Dënim politik apo fitore e shtetit të së drejtës?

Burgosja e Sarkozy: Dënim politik apo fitore e shtetit të së

Një dënim politik e ka konsideruar ish-presidenti francez Nicola Sarkozy vendimin e Gjykatës së Parisit për ta burgosur për një vit nën akuzën e korrupsionit të kryer gjatë kohës që ky i fundit ishte kreu i shtetit francez.

Kanë 10 vjet që hetojnë dhe gjetën diçka të pavërtetë për të më dënuar më në fund”- ka thënë Sarcozy për të përditshmen franceze “Le Figaro”. Çështja ka ngritur një debat të ndërkombëtar mes akademikësh dhe gazetarësh. Disa e interpretojnë arrestimin, sidomos më tepër se 10 vjet pas presidencës së Sarcozy dhe më pak se dy vite nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale një arrestim politik dhe që ngre pikëpyetje për integritetin e organit gjyqësor francez.

Nga ana tjetër, të shumtë janë analistët dhe opinionbërësit që gjykojnë se vendimi është indikator i faktit se askush nuk mund të qëndrojë mbi ligjin dhe se në perëndim ende ka shtet të së drejtës dhe se askush, as edhe më të pushtetshmit nuk mund t’i evadojë përgjegjësisë ligjore për aktet e kryera.

I këtij mendimi ka qenë dhe analisti i “Project Syndicate” Josef Joffe i cili shkruan kryeartikullin e ditës në këtë publikacion me titullin “Dënimi i Sarcozy është një fitore për sundimin e ligjit”. Sipas tij, dënimi i Sarcozy-s sinjalizon se ligjet themeltare të Europës liberale duke filluar që nga Magna Carta e vitit 1215 dhe abdikimi dhe dënimi i i mbretit Luigji XVI në vitin 1789 janë ende në frymën e ligjit europian dhe se Sarcozy kishte përdorur të gjitha vakuumet dhe keqinterpretimet e ligjit për të qëndruar kaq gjatë në pushtet.

Por, analisti i “Le Figaro” Hervé Lehman ka shkruar se e gjithë trupa e gjykatësve që dënuan Sarcozy-n është emëruar nga ish-presidenti socialist Francois Hollande për të shkatërruan të djathtën politike në vend. Sipas tij, fakti që një ish-president investigohet për 10 vjet dhe askush tjetër në të gjithë burokracinë nuk jep llogari për aferat korruptive, është evidente se dënimi ka qenë politik.

Teksa opinioni publik mbetet i ndarë, mbetet vendimi i gjykatës së Apelit për të gjykuar nëse Nicolas Sarcozy duhet të shkojë pas hekurave ose jo.

Tiranapost.al