Lajme nga Bota

Britania rikthen karantinën në hotele: Shpenzimet për 10 ditë do i heqin vetë qytetarët

Britania rikthen karantinën në hotele: Shpenzimet për 10

Britanikët që mbërrijnë në Angli përmes Europës nga zonat të cilat njihen si pika të nxehta të Covid-it do duhet të karantinohen në hotele.

Lajmin e bëri me dije ministrja e brendshme Priti Patel e cila tha se masa do të zbatohet për njerëzit që vijnë kryesisht nga Amerika e Jugut, Afrika e Jugut dhe Portugalia. Kjo për shkak të shqetësimit nga variantet e reja të koronavirusit.

Shumica e vizitorëve nga jashtë shtetit janë të ndaluar të hyjnë në Britani. Megjithatë ky vendim ka hasur në kundërshtim nga laburistët, pasi ata thonë se karantina në hotel duhet të jetë e detyrueshme për të gjithë ata që mbërrijnë në Britani.

Shtetasve britanikë dhe atyre me të drejta qëndrimi që vijnë nga vendet me rrezik të lartë do t'ju kërkohet të karantinohen në një hotel me shpenzimet e tyre për deri në 10 ditë. Detajet për rregullin e ri pritet të publikohen nga mediat në orët në vazhdim.

*Tiranapost.al