Lajme nga Bota

Britania drejt heqjes së Green Pass

Britania drejt heqjes së Green Pass

Qeveria britanike po mendon heqjen e Green pass, i futur një muaj më parë vetëm për hyrjet në klube dhe aktivitetet masive. Mediat britanike raportojnë se kjo mund të ndodhë më 26 janar, kur do të rishikohen masat anti-Covid.

Sipas mediave, ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid ka ndarë një shqetësim të fortë ndaj certifikatës, të shprehura nga shumë deputetë konservatorë, veçanërisht ndaj atyre që kishin votuar kundër prezantimit të saj në Dhomën e ulët.

Gjithashtu mendohet të braktiset edhe puna nga shtëpia, ndërsa do të mbetet ajo për përdorimin e maskave për transportin publik dhe dyqanet.

Sipas disa shkencëtarëve, vala e variantit Omicron ka arritur kulmin e saj dhe tani Mbretëria e Bashkuar po shkon drejt daljes nga periudha e vështirë.

Tiranapost.al