Braverman thotë se një valë e re emigrantësh shqiptarë pritet të hyjnë ilegalisht në Britani, sipas një studimi në Kukës

E Martë 6 Qershor 2023, 11:42
TiranaPost
Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, ka deklaruar së fundmi se një valë e re emigrantësh shqiptarë që pritet të kalojnë Kanalin e Le Mans-it këtë verë.
The Telegraph raporton se Braverman i referohet një studimi të brendshëm, të porositur nga ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, që tregon se gjysma e të rinjve shqiptarë duan të kalojnë Kanalin për në Britani këtë verë.
Sondazhi, i bazuar në 1,800 familje në zonën e Kukësit tregon se gjysma e të rinjve të moshës 17-22 vjeç, dëshirojnë të lënë atdheun e tyre dhe të shkojnë në Britani, pavarësisht nga rreziqet e kalimit të Kanalit me varka të vogla.
Tiranapost.al