Bota po çmendet pak këto kohë dhe për këtë do flasim… Mesazhi i Trump krah Macron
E Diel 8 Dhjetor 2024, 10:13
TiranaPost
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ishte në Paris të shtunën për të marrë pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame. Ky shënon udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që kur u zgjodh në nëntor për një mandat të dytë.
Trump u takua me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përpara ceremonisë së rihapjes.
"Njerëzit francezë janë spektakolarë. Besoj janë një nga grupet më të mëdhenj në USA dhe ne i respektojmë ata dhe i duam. Njerëz shumë të talentuar. Është një nder për mua të jem këtu, ne kemi kaluar shumë mirë bashkë dhe kemi patur suksese të mëdha. Dhe duket sikur bota po çmendet pak këto kohë dhe ne do të flasim për këtë. Faleminderit shumë që jeni këtu", tha Trump në Paris.