Lajme nga Bota

Boris Johnson merret në pyetje nga një nëpunës civil për shkeljen e rregullave në kulmin e pandemisë

Boris Johnson merret në pyetje nga një nëpunës civil

Kryeministri britanik Boris Johnson thuhet se është marrë në pyetje si pjesë e hetimit në lidhje me akuzat për organizimin e një feste me stafin e tij në kulmin e pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat e huaja raportojnë që kryeministri ka "ndarë atë që di" në lidhje me festën e porganizuar në ‘10 Downing Street’ me nëpunësen e lartë civile Sue Grey, e cila do të publikojë raportin e saj në lidhje me pretendimet për shkeljen e rregullave të koronavirusit këtë javë.

Kjo lëvizje vjen pasi ‘The Mirror’ raportoi se Johnson mori pjesë në një festë para Krishtlindjeve 2020, gjatë së cilës ai mbajti një fjalim për largimin e këshilltarit të tij të mbrojtjes, kapitenit Steve Higham.

Zyra e tij nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.

Justifikimi i partisë rreth lamtumirës së dhënë Higham-it është i fundit pas disave të tilla për shkeljen e rregullave në Downing Street.

Johnson ka pranuar përballë Grey se ka marrë pjesë në këtë festë, edhe pse këmbëngul se kishte menduar se ishte një “ngjarje pune”.

Në një përpjekje për t'i mbijetuar stuhisë së kritikave dhe kërkesave të njëpasnjëshme për dorëheqje nga kundërshtarët, raportet sugjerojnë se Johnson mund të bëjë ndryshime në ekipin e tij, duke filluar nga sekretari i tij kryesor privat Martin Reynolds, i cili dërgoi email-in që ftonte stafin të shijonte motin e mirë në kopshtin nr. 10 Downing Street.