Lajme nga Bota

Boris dhe Carrie Johnson njoftojnë lindjen e vajzës së tyre

Boris dhe Carrie Johnson njoftojnë lindjen e vajzës së tyre

Boris dhe Carrie Johnson kanë njoftuar lindjen e vajzës, fëmijës së tyre të dytë që kur ai u bë kryeministër.

Zonja Johnson lindi foshnjën në një spital në Londër, ditën e sotme dhe zoti Johnson ishte aty gjatë gjithë kohës.

Një zëdhënëse e çiftit tha: "Edhe nëna edhe vajza janë shumë mirë" dhe falënderoi ekipin e NHS për kujdesin dhe mbështetjen e tyre.

Çifti, i cili u martua në maj të këtij viti, ka edhe një djalë, Wilfred, i cili lindi në prill 2020.

Tiranapost.al