Blogeret mbyten gjatë festës në jaht pasi refuzuan të vishnin jelek shpëtimi sepse iu prishte selfiet’
E Enjte 31 Tetor 2024, 18:58
TiranaPost
Dy blogere në Brazil humbën jetën tragjikisht pasi vendosën mos të mbanin jelekë shpëtimi sepse do të shëmtonte selfiet e tyre. Dhe kur një dallgë goditi anijen e tyre ato ishin të pambrojtura.
Ngjarja tragjike ka ndodhur një muaj më parë me rezultatet e hetimeve të shpallura 24 orë më parë.
“Disa nga njerëzit në varkë nuk donin të vishnin jelek shpëtimi sepse po bënin selfie. Ata thanë se jelekët e shpëtimit fshehin nxirjen e tyre”, tha shefi i policisë në qytetin e Sao Vincente.
Tragjedia ndodhi kur një dallgë goditi varkën më 29 shtator teksa po kthehej në breg. Sipas tij, në bordin e varkës ndodheshin gjashtë influencer dhe ai vetë, ndërsa kapaciteti i varkës ishte për pesë persona.