Lajme nga Bota

Bill Gates flet për herë të parë për skandalin: Ishte gabim i madh koha që kalova me Epstein

Bill Gates flet për herë të parë për skandalin: Ishte

Bill Gates ka folur për herë të parë për shoqërinë që kishte me pedofilin Jeffrey Epstein. Ai e ka pranuar se ishte një gabim i madh koha që ka kaluar me Jeffrey Epstein dhe po aq gabim darkat që ka ngrënë me të.

Marrëdhënia e Gates me Epstein daton në 2011-ën, por u shndërrua në mosmarrëveshje nga shtatori i 2013-ën midis tij dhe gruas Melinda Gates. Ajo nuk e pranonte këtë shoqëri dhe mendohet se kjo ka qenë një nga arsyet që solli divorcin e çiftit.

Miqtë e Melinda Gates kanë treguar se ajo nuk mund ta toleronte këtë fakt, sidomos pas skandalit që u zbulua më vonë. Jeffrey organizonte festa në shtëpinë e tij ku kryheshin marrëdhënie seksuale edhe mes burrave të rritur dhe vajzave të mitura.

Bill Gates flet për herë të parë për skandalin: Ishte
Epstein, ne mes

Thuhet gjithashtu se Gates i kërkonte këshilla mikut të tij Epstein për problemet që kishte në martesë. Sipas burimeve të mediave të huaja, Epstein i sugjeronte gjithmonë ndarjen.

Kurse sipas vetë Gates, lidhja e tij me Epstein ka qenë për këtë arsye: “Kam ngrënë disa darka me të. Shpresoja se ajo që më tha ishte e vërtetë. Më siguroi mbledhjen e fondeve për çështje të shëndetit global, prej kontakteve që kishte. Kur e kuptova që nuk ishte e vërtetë, lidhja jonë përfundoi.”

“Ishte një gabim i madh koha që kalova me të, që i besova, por nuk isha i vetmi. Kishte shumë të tjerë në të njëjtën situatë, gjithsesi unë bëra gabimin tim”, shtoi Gates për CNN.