Lajme nga Bota

Bill Gates bën parashikimin e radhës: Pandemia tjetër më vdekjeprurëse se kjo e Covid

Bill Gates bën parashikimin e radhës: Pandemia tjetër më
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, paralajmëroi për pandemi të mundshme më të këqija se koronavirusi dhe u bëri thirrje qeverive të kontribuojnë me miliarda dollarë për t'u përgatitur për një epidemi të ardhshme. Paralajmërimi i ri nga presidenti i Fondacionit Bill & Melinda Gates erdhi gjatë njoftimit, së bashku me British Ëellcome Trust, për një donacion të prej 300 milion dollarë për Cepi, i cili ndihmoi në formimin e programit Covax për të ofruar vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

“Në listën time personale të synimeve, dua të shtoj se bota është e përgatitur për pandeminë e ardhshme”, tha Gates. “Në dy vitet e fundit kemi pasur përparime të rëndësishme shkencore, kemi bërë vaksina të sigurta më shpejt se në të kaluarën, por kemi parë gjithashtu se pabarazia në shpërndarjen e mjeteve shëndetësore, mungesa e fondeve kanë lënë shumë njerëz prapa dhe duke u përballur me rreziqe për shëndetin e tyre.

Ne kemi nevojë për një shoqëri më të drejtë, për të përshpejtuar furnizimin global të vaksinave në të ardhmen, për të bërë më shumë doza dhe për t'i shpërndarë ato në mënyrë më të barabartë. Ne gjithashtu kemi nevojë për më shumë mjete për t'i kontrolluar shpejt shpërthimet në momentin kur ndodhin, falë testeve të shpejta, të disponueshme lehtësisht dhe sistemeve më të mira logjistike për t'u ndalur më shpejt. "

Ndërkohë për Financial Times, themeluesi i Microsoft tha se prioritetet e botës janë "të çuditshme", duke shpjeguar se filantropët dhe qeveritë e pasura kanë marrë përsipër të trajtojnë pabarazinë e vaksinave.

Sipas Gates, pjesa më e madhe e inovacionit për t'u përgatitur për një pandemi të ardhshme mund të jetë gjithashtu e dobishme në adresimin e problemeve ekzistuese shëndetësore globale, për shembull krijimi i një vaksine për HIV dhe vaksina më të mira për tuberkulozin dhe malarinë.