Lajme nga Bota

Lajm i fundit/ Jep dorëheqjen Boris Johnson

Lajm i fundit/ Jep dorëheqjen Boris Johnson

Boris Johnson do të japë dorëheqjen si lider konservator sot, por ai do të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë.

Johnson do të shpallë publikisht dorëheqjen e tij gjatë ditës së sotme, raporton BBC.

Kjo lëvizje e Johnson erdhi pasi disa ministra të rëndësishëm Kabinetit të tij qeveritar dhanë dorëheqjen.

Ditën e djeshme Sajid Javid, Sekretari i Shtetit për Shëndetin dhe Kujdesin Social, dha dorëheqjen duke thënë se kishte humbur besimin te Johnson.

Pastaj vetëm disa minuta më vonë, Rishi Sunak, kancelari i thesarit - ose ministër i financave – dha dorëheqjen gjithashtu.

Ndërsa sot në mëngjes pati një boom dorëheqjesh nga ministra dhe zyrtarë të ndryshëm, duke detyruar Johnson të dorëzohet.

Sipas burimeve, Johnson ka tentuar të zëvendësojë ministrat e dorëhequr, por asnjë brenda partisë ka pranuar të sakrifikohej për një lider që tashmë shihet si i “shkurorëzuar”.

Tiranapost.al