Biden sqaron njëherë e mirë pse hoqi dorë nga rikandidimi
E Hënë 12 Gusht 2024, 12:55
TiranaPost
Presidenti i SHBA Joe Biden ka sqaruar njëherë e mirë arsyet pse hoqi dorë nga gara për një tjetër mandat të dytë presidencial.
Arsyeja ishte lufta brendapartiake.
Biden thotë se kishte frikë se beteja brendapartiake për kandidaturën e tij do të ishte një shpërqendrim i vërtetë për demokratët dhe se prioriteti i tij më i lartë ishte të mposhtte Donald Trump në nëntor.
“Ne duhet, ne duhet, ne duhet të mposhtim Trump. Dhe unë isha i shqetësuar nëse do të qëndroja në garë. Ju do të më intervistonit, pse tha Nancy Pelosi, pse e bëri këtë dhe mendova se do të ishte një shpërqendrim i vërtetë.”, tha Biden për CBS News.