Lajme nga Bota

Biden prezanton kabinetin e tij, rikthen në Shtëpinë e Bardhë John Kerry-n dhe lista vazhdon

Biden prezanton kabinetin e tij, rikthen në Shtëpinë e

Ish-sekretari i shtetit i SHBA, John Kerry do të veprojë si i dërguari i posaçëm për klimën kur Presidenti i zgjedhur i SHBA, Joe Biden të marrë detyrën si Presidenti i 46-të i SHBA.

Kerry është një nga disa personat që do të mbajnë pozicione të rëndësishme në administratën e Biden. Ish-sekretari i shtetit i SHBA, Kerry është personi që nënshkroi Marrëveshjen e Klimës së Parisit më 2015. Ai është vendosur gjithashtu të jetë zyrtari i parë i përkushtuar ndaj ndryshimeve klimatike për t'u ulur në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Kerry më parë ka shërbyer si sekretar i shtetit gjatë mandatit të dytë të Barack Obamës. Një politikan veteran demokrat, ai humbi ndaj republikanit në detyrë George Ë Bush në zgjedhjet presidenciale të vitit 2004.

Ndërkohë siç është raportuar, Antony Blinken do të jetë Sekretari i ri i Shtetit dhe pozitën e Sekretarit për Siguri Kombëtare, do ta ketë Alejandro Mayorkas.

Drejtoreshë për Inteligjencën Kombëtare do të jetë Avril Haines. Ajo do të bëhet gruaja e parë që merr këtë post. Haines ka punuar me Biden në role të ndryshme për më shumë se një dekadë.

Ambasadorja amerikane në OKB do të jetë Linda Thomas-Greenfield.

Ajo është një diplomate karriere dhe kthehet në punë pasi u pensionua pas më shumë se 35 vjetësh karrierë.

Këshilltari për Siguri Kombëtare pritet të jetë Jake Sullivan. Ai ishte një këshilltar politik për Bidenin.

*Artikulli i marrë nga BBC. Përkthyer dhe përshtatur për Tiranapost.al.