Lajme nga Bota

Biden amniston djalin e tij: E bëra si president dhe si baba

Biden amniston djalin e tij: E bëra si president dhe si baba

Biden nuk i ka rezistuar dot dhe i ka shkelur parimet duke amnistuar djalin e tij Hunter Biden.

Pasi kishte premtuar se nuk do të ndërhynte në situatën ligjore të djalit, Biden ka firmosur faljen e tij vetëm dy muaj përpara largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Hunter Biden ishte shpallur fajtor për vepra penale federale lidhur me posedimin në mënyrë të paligjshme të një arme zjarri dhe mospagim taksash.

“Sot kam nënshkruar faljen për djalin tim Hunter. Që nga dita që mora detyrën thashë se nuk do të ndërhyj në vendimet e departamentit të drejtësisë dhe e mbajta fjalën teksa pashë djalin tim që përndiqej penalisht në mënyrë të padrejtë. Cilido person i arsyeshëm që sheh faktet në rastin e Hunter, arrin në konkluzionin se ai u vu në shënjestër vetëm sepse ishte djali im. Shpresoj se amerikanët do ta kuptojnë pse një baba dhe një president do të merrte këtë vendim”, tha Biden.

Trump ka reaguar pas këtij vendimi duke e cilësuar si abuzim me drejtësinë.