Lajme nga Bota

Supersticioni për këto syze shekullore që pritet të shiten miliona dollarë

Supersticioni për këto syze shekullore që pritet të shiten

Syzet që shihni në foto kanë dalë në ankand për shitje dhe pritet të kapë shifra prej milionësh dollarë. Jo për nga modeli më shumë sesa historia që kanë. Syzet antike janë të veshura me xhevahirë dhe mendohet se dëbojnë shpirtrat e këqij: Për ata që nuk besojnë aspak mund të jetë për të qeshur.

Syzet datojnë në shekullin 17 dhe besohet se kanë fuqi të veçantë. Mendohet se kanë qenë në pronësi të mbretërve në Perandorinë Moghal, e cila dikur sundonte mbi nën-kontinentin Indian dhe kishte një reputacion për avancimin e mjeshtërisë së bizhuterive në Azinë Jugore.

Fillimisht mund t'i përkisnin një perandori, rrethit të tij të ngushtë ose një oborrtari të rangut të lartë. Syzet janë zbukuruar me një mori bizhuterish dhe lentet janë bërë me diamant dhe smerald, në vend të qelqit. Teoria është se ndërsa i vendos në sy, një person mund të përjetojë ndriçimin dhe ‘të largojë të keqen’.

Para se të dalin në ankand në muajin tetor, ata do të bëjnë turne prezantimi në Londër, Neë Jork dhe Hong Kong, në mënyrë që të interesuarit t’i shohin nga afër, por pa i prekur.

Duke folur për CCN, kreu i Sotheby për Lindjen e Mesme dhe Indinë, Edëard Gibbs tregon se nuk ka palë të dyta si këto syze: Kjo është arsyeja pse janë kaq të çmuara.

Ai vlerëson se mund të shiten në vlerën 2.5 dhe 1.5 milion dollarë. Syzet thuhet të jenë krijuar me diamant 200 karat, për të cilin ekspertët thonë se mund të jetë diamanti më i madh i gjetur ndonjëherë dhe për këtë arsye syzet ndryshe quhen: Haloi i Dritës!

Supersticioni për këto syze shekullore që pritet të shiten

Ndërsa palët e tjera në dispozicion me gurë të gjelbër, njihen si “Porta e Parajsës” dhe besohet se janë krijuar me smerald kolumbian mbi 300 karat. Në shekullin e 17 -të, zona e origjinës së syzeve ishte burimi i vetëm i diamanteve në botë dhe gërmuesit e gurëve të çmuar duhej të punonin me duar.

Supersticioni për këto syze shekullore që pritet të shiten

Në besimet islame dhe indike, gurët e çmuar janë të lidhur me spiritualitetin dhe energjitë e universit. E gjelbra është gjithashtu një ngjyrë domethënëse në Islam, që lidhet me parajsën.

*Artikulli i Metro, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.