Lajme nga Bota

Belgjika vendos karantinë për linë e majmunëve

Belgjika vendos karantinë për linë e majmunëve
Belgjika bëhet vendi i parë që prezanton karantinën e detyrueshme për linë e majmunëve.

“Kushdo që rezulton pozitiv për virusin duhet të izolohet për 21 ditë pasi mjekët paralajmërojnë për ‘rritje të konsiderueshme”, shkruan Daily Mail.

Sëmundja, e cila u gjet për herë të parë te majmunët, mund të transmetohet nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik, si dhe marrëdhënieve seksuale, dhe shkaktohet nga virusi i lisë së majmunit.

Krahas sëmundjes që po përhapet me shpejtësi, mjekët janë duke marrë masa parandaluese për pacientët e prekur dhe personat, të cilët kujdesen për ta duke i vaksinuar me vaksinat e lisë.

Nuk ka patur viktima nga Virusi deri më tani.