Lajme nga Bota

BE vendos çmimin kufi për naftën ruse në 60 dollarë për fuçi

BE vendos çmimin kufi për naftën ruse në 60 dollarë

Bashkimi Evropian ra dakord të premten të kufizojë çmimet e naftës ruse në 60 dollarë për fuçi, pas disa ditësh negociatash intensive.

Rusia, mes sulmit të saj në Ukrainë, ka paralajmëruar se një kufizim i çmimit të naftës mund të shkaktojë kërdi në tregjet e energjisë dhe t’i çojë çmimet e mallrave edhe më të larta.

Analistët e energjisë kanë paralajmëruar se G-7 do të ketë nevojë për mbështetje nga blerësit e tjerë të mëdhenj nëse kufiri do të jetë efektiv. Kina dhe India, rritën blerjet e tyre të naftës ruse pas pushtimit të Ukrainës për të përfituar nga tarifat e zbritura të ofruara nga Moska.