Lajme nga Bota

BE aktivizon sistemin ETIAS: Sa para duhet të paguajë një britanik për të udhëtuar pa vizë dhe formular

BE aktivizon sistemin ETIAS: Sa para duhet të paguajë një

Pushuesit britanikë do të duhet të paguajnë 7 euro për të hyrë në Europë nga viti i ardhshëm. Kjo është pjesë e vendimeve të sistemit të ri të udhëtimeve në Bllok. Sipas mediave britanike, duke filluar para fundit të vitit 2022, rregullat do të zbatohen për të gjithë turistët britanikë që nuk u kërkohet vizë për të hyrë në vende të tilla si Franca, Greqia dhe Spanja.

Udhëtarët do të duhet të plotësojnë një formular aplikimi online që kushton 6.20 £ ose 7 € për të hyrë, me një miratim ose refuzim që të vjen "brenda pak minutash".

Aty ku nevojiten kontrolle të mëtejshme në "raste të kufizuara", personat që dorëzojnë formularin do të duhet të presin deri në 30 ditë për përgjigjen. Ata do duhet të japin të dhëna personale, informacione se ku kanë udhëtuar kohët e fundit dhe të listojnë çdo procedim penal nëse ka patur.

BE aktivizon sistemin ETIAS: Sa para duhet të paguajë një

Nëse miratohet, viza do të jetë e vlefshme për tre vjet. Vendimi zbatohet për britanikët që udhëtojnë në BE përmes aeroporteve, si dhe me rrugë tokësore dhe me anije. Një zëdhënës i komisionit të BE-së tha se më shumë se 95% e aplikacioneve pritet të rezultojnë me miratim automatik.

Rregullat e reja vijnë si pjesë e Sistemit të ri Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit të BE -së (ETIAS), i cili është i ngjashëm me skemën në fuqi në SHBA.

Sistemi amerikan-Sistemi Elektronik për Autorizimin e Udhëtimit (ESTA)-lejon njerëzit nga 39 vende të shkojnë në SHBA pa vizë.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka në plan të zbatojë diçka të ngjashme dhe ka skemën e saj të udhëtimit pa viza për qytetarët evropianë.

BE aktivizon sistemin ETIAS: Sa para duhet të paguajë një

BE vendosi të anulojë ETIAS në vitin 2016, para se Mbretëria e Bashkuar të votonte për të lënë bllokun, por e rikthyer atë përsëri për të shmangur nevojën për aplikime të komplikuara të vizave. Linjave ajrore do t'u kërkohet të kontrollojnë nëse udhëtarët kanë leje për të hyrë në vendet Shengen.

*Artikulli i The Mirror përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.