BBC anulon intervistën me Boris Johnson për shkak të një gabimi të gazetares
BBC anuloi një intervistë me ish-kryeministrin britanik Boris Johnson pasi një nga prezantueset e saj më të njohura i dërgoi aksidentalisht shënimet e përgatitura për pyetjet e saj.
Laura Kuenssberg, drejtuese e programit, tha se ajo i dërgoi gabimisht Johnson-it pyetjet në një mesazh dhe kjo do të thoshte se intervista duhej anuluar.
"Është shumë zhgënjyese dhe nuk ka kuptim të pretendosh se është diçka tjetër përveçse e turpshme dhe zhgënjyese, pasi ka shumë pyetje të rëndësishme për t'u bërë. Por ndershmëria është politika më e mirë," tha Kuenssberg në X.
Intervista do të transmetohej ditën e sotme.
Johnson pritej të diskutonte mbi trajtimin e pandemisë COVID nga qeveria e tij dhe festat në Downing Street që kontribuan në përfundimin e mandatit të tij si kryeministër. Johnson, i cili ishte kryeministër nga viti 2019 deri në vitin 2022, do të publikojë me 10 tetor kujtimet e tij, Unleashed.
Një zëdhënës i BBC tha se gabimi e bëri intervistën të paqëndrueshme dhe se transmetuesi dhe ekipi i Johnson kishin rënë dakord ta anulonin atë.