Lajme nga Bota

Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Stoltenberg: Po e shqyrtojmë propozimin

Baza detare e NATO-s në Porto Romano, Stoltenberg: Po e shqyrtojmë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për mediat është shprehur se ekspertët e Aleancës po e shqyrtojnë propozimin e qeverisë Shqiptare për ndërtimin e bazës ushtarake në Porto Romano. Stoltenberg tha se pas vlerësimit të ofertës ato do të japin këshilla në varësi të situatës ushtarake.

“Mirëpresim ofertat e aleatëve për vendosjen e objekteve të NATO-s. Ekspertët tanë duhet të shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas të japin këshilla në varësi të kushteve ushtarake. Koncepti i ri Strategjik i NATO-s, i cili u miratua në Samitin e Madridit, konfirmoi edhe një herë rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor për aleancën tonë. NATO do të vazhdojë të promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në rajon, duke përfshirë përpjekjet e përditshme të KFOR-it, selisë sonë në Sarajevë dhe zyrës në Beograd. Siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme për NATO-n dhe për paqen dhe stabilitetin në Evropë”, tha Stoltenberg.