Lajme nga Bota

Basha pas marrjes në pyetje për ‘Toyota Yaris’: Lufta me krimin është bërë e rreptë

Basha pas marrjes në pyetje për ‘Toyota Yaris’: Lufta me

Kryedemokrati Lulzim Basha është marrë një pyetje për rreth dy orë e 20 minuta në SPAK nga prokurorët belgë për dosjen e Toyota Yaris. Pas daljes në një deklaratë për mediat Basha është shprehur se hetimi vazhdon dhe SPAK do të ketë gjithmonë mbështetjen e PD-së.

‘’Sa herë të jetë e nevojshme do të bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të çdo vendi partner në luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti lidhjet e politikës me krimin. Ky është një mision jo vetëm i imi por edhe i PD.

Një gjë dua të siguroj që unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge por do të vazhdojmë të jemi aktivë në luftën kundër krimit të organizuar duan apo nuk duan non gratat e shpallur apo të pa shpallur. Unë kam lirinë time dhe lirinë time nuk ma merr dot askush sepse unë luftoj për lirinë tuaj. U është thënë shqiptarëve që çështja e mbyllur dhe janë ndarë paratë mes politikanëve. Paratë janë konfiskuar. Hetimi vazhdon. Punonjësit e SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve në juridiksionin e tyre. Nuk janë vartësit e askujt veç ligjit shqiptar. Lufta me krimin është bërë e rreptë. Isha në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Prokurorët belgë kanë pasur një qëllim përtej intervistimit tim. Kam bindjen me aq sa ndava me prokurorët belgë, në hetimet në zhvillim e sipër nuk mund të flas për detaje të tjera’’, tha Basha.