Lajme nga Bota

Autori hyri duke vrapuar në kishë dhe e qëlloi disa herë me thikë. Detaje nga vrasja e deputetit britanik

Autori hyri duke vrapuar në kishë dhe e qëlloi disa herë me

Një ngjarje e tmerrshme ndodhi sot në Britani, ku deputeti konservator, David Amess u vra me thikë gjatë një takimi elektoral me banorët pranë një kishe.

Sipas mediave të huaja, David Amess u qëllua disa herë me thikë. Njerëzit filluan të bërtisnin të tmerruar ndërkohë që përpiqeshin ta shpëtonin atë.

Dëshmitarët deklarojnë se autori hyri me vrap në kishë, dhe sulmi që i papritur, pa i dhënë mundësinë askujt që të veprojë.

Amess u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve që kishte marrë. Policia ka arrestuar një 25-vjeçar nga Somalia, i dyshuari kryesor për vrasjen e tij.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit treguan se ndiheshin të tronditur nga vrasja e tij.

Në një deklaratë, çifti tha: 'Ne jemi të tronditur dhe të pikëlluar nga vrasja e Sir David Amess, i cili i kushtoi 40 vjet të jetës së tij për t'i shërbyer komunitetit të tij.Mendimet dhe lutjet tona janë me familjen, miqtë dhe kolegët e tij.”

Ndërkohë, Sekretarja e Brendshme Priti Patel dënoi vrasjen e David Amess duke e cilësuar si një "sulm ndaj demokracisë". Patel tha se ndihej "e shkatërruar" nga humbja e David, të cilin ajo e përshkroi si një "mik të mirë dhe besnik".

Tiranapost.al