Lajme nga Bota

Austria i ofron nënshtetësinë pasardhësve të hebrenjve që u dëbuan nga regjimi nazist

Austria i ofron nënshtetësinë pasardhësve të hebrenjve

Me dhjetëra mijëra qytetarë britanikë, amerikanë, por edhe të vendeve të tjera në botë tashmë kanë të drejtën të përfitojnë menjëherë shtetësinë austriake, pas miratimit të një ligji sipas të cilit, të gjithë pasardhësit e habrenjve që u larguan nga Austria për t’iu shmangur persekutimit nazist mund të marrin pasaportën e këtij vendi.

Qeveria austriake e ka cilësuar këtë vendim një “të drejtë të këtyre njerëzve që do të rikthejë dinjitetin dhe do të ndreqë një padrejtësi historike”.

Rreth 120.000 refugjatë hebrenj që tashmë kanë me mijëra pasardhës, në perëndim dhe jo vetëm ikën nga Austria në vitin 1938 kur nazistët pushtuan Austrinë dhe filluan me arrestimet masive të tyre. Pjesa më e madhe u larguan drejt Amerikës, ndërkohë që 20 mijë shkuan në Mbretërinë e Bashkuar, raporton “The Guardian”.

Pjesa më e madhe e refugjatëve u larguan dhunshëm, ndërkohë që disa familje u ndanë duke dërguar vetëm fëmijët në perëndim. Në vitin 1938 pati shumë njoftime në gazetat anglo-amerikane që bënin thirrje për familjet të adoptonin fëmijë hebrenj të familjeve me status të lartë ekonomik në shpërblim të shumave monetare apo të shërbimeve të ndryshme.

Austria i ofron nënshtetësinë pasardhësve të hebrenjveNjoftime në "The Manchester Guardian" 1938 për të marrë në kujdestari fëmijët hebrenj të rritur në Vjenë.

Tiranapost.al