Lajme nga Bota

Australia i anulon Novak Djokoviç vizën për herë të dytë

Australia i anulon Novak Djokoviç vizën për herë të

Qeveria australiane ka anuluar këtë të premte për herë të dytë vizën e Novak Djokoviç. Vendimi është marrë duke sqaruar se ylli serb i tenisit mund të përbëjë rrezik për komunitetin, pasi ai është i pavaksinuar ndaj Covid-19.

Novak Djokoviç ka refuzuar ta bëjë vaksinën e Covid. Ai mori vizën dhe u nis drejt Australisë ku u ndalua në aeroport. Qeveria australia tha se do të bënte një lëshim, por çështja mori përmasa të mëdha dhe njerëzit e zakonshëm, që po ndjekin e zbatojnë rregullat si kur hyjnë në kufi, ashtu edhe brenda vendit, e kundërshtuan tolerimin. Edhe pasi Djokoviç e kaloi çështjen në Gjykatë, duket se hyrja e tij në Australi do jetë e vështirë. Kampioni në fuqi duket se nuk do të arrijë ta mbajë titullin në vazhdim, pasi pjesëmarrja e tij në “Australia Open” duket e pamundur.