Lajme nga Bota

Australia fut në karantinë bletët

Australia fut në karantinë bletët

Miliona bletë mjalti janë futur në karantinë në shtetin e Uellsit të Ri Jugor në Australi për shkak të zbulimit të një paraziti të quajtur varroa.

“Varroa” u gjet për herë të parë në një port pranë Sidneit javën e kaluar, por që atëherë është pikasur dhe në një koshere 100 km larg.

Përhapja kërcënon t’i kushtojë industrisë së mjaltit dhe prodhimit të ushqimit miliona dollarë.

Australia ishte i vetmi kontinent pa parazitin, i cili është kërcënimi më i madh për bletët në mbarë botën.

Varroat dobësojnë dhe vrasin kolonitë duke u ushqyer me to dhe duke transmetuar viruse.