Lajme nga Bota

Ashpërsohen masat në tre rajone italiane: Zonat që kthehen në portokalli dhe të kuqe për nga rreziku i Covid

Ashpërsohen masat në tre rajone italiane: Zonat që kthehen

Tre rajone italiane do të kthehen në zona me rrezik të moderuar, ose do të listohen në zonat portokalli. Ndërsa një rajon pritet të shpallet zonë e kuqe. Vendimi do të merret pasi të dhënat nga Instituti i Lartë i Shëndetit në Itali ditën e sotme treguan për rritje të rasteve me koronavirus.

Për pasojë, rajonet e Piemonte, Lombardisë dhe Marche pritet të shpallen zona 'portokalli' nga e diela nën sistemin e niveleve të kufizimeve anti koronavirusit.

Këtë javë Basilicata raportoi shkallën më të lartë të infektimit nga çdo rajon dhe pritet të kthehet në një zonë e kuqe.

Molise, ku janë tashmë 33 komuna në bllokim, gjithashtu thuhet se mund të klasifikohet si zonë e kuqe.

Por çfarë do të thotë kjo dhe cilat janë masat aktuale sipas skemës me ngjyra?

Në zonat portokalli, baret dhe restorantet janë të mbyllura dhe qytetarët nuk mund të largohen nga qytetet e tyre të banimit përveçse për arsye pune ose emergjence.

Në zonat e kuqe me rrezik më të lartë qytetarëve nuk u lejohet të dalin as brenda përbrenda qytetit përveç arsyeve të punës, shëndetit, apo arsye të tjera emergjente. Ndërsa dyqanet jo-thelbësore janë gjithashtu të mbyllura.

Ndryshimet bazohen në të dhënat nga raporti i përjavshëm i monitorimit të koronavirusit të lëshuar nga ministria e shëndetit italian dhe Instituti i Lartë i Shëndetit (ISS).

Vendimi ende nuk është marrë pasi pritet të ketë një deklaratë nga ministria e Shëndetësisë në Itali mbrëmjen e sotme, por sipas mediave këto ndryshime do të ndodhin.

Në 24 orët e fundit Italia raportoi 19,871 raste me koronavirus, ndërsa 308 pacientë humbën betejën me Covid.

Ashpërsohen masat në tre rajone italiane: Zonat që kthehen

*Tiranapost.al