Lajme nga Bota

Arsyeja pse Archie nuk mori asnjë titull mbretëror

Arsyeja pse Archie nuk mori asnjë titull mbretëror

Zhvendosja e Princ Harry-t dhe Meghan Markle në Nju Jork u shoqërua me reagime dhe pyetja të shumta. Si dhe çfarë do të thoshte lëvizja për marrëdhënien e tyre me familjen mbretërore? A do të merrnin ende fëmijët e tyre tituj nga Mbretëresha Elizabet? Epo, djali i Harry-t dhe Meghan-it, Archie, nuk mori një titull mbretëror. Dhe raportohet se zgjedhja u bë nga vetë Harry dhe Meghan.

Biografi mbretëror Andrew Morton aktualisht është duke punuar në ribotimin e librit të tij të titulluar Meghan dhe Demaskimi i Monarkisë: Një Princeshë e Hollivudit.

Ai tha për Us Weekly, se Harry dhe Meghan nuk ishin adhurues të mëdhenj të titullit që Archie mund të merrte.

"Archie mund të kishte marrë titullin Earl of Dumbarton, i cili është një titull nderi, por Harry dhe Meghan u vendosën kundër kësaj sepse ata mendonin se fjala" Dumb "(memec) në fjalën" Dumbarton do të përdorej si tallje kur Archie të shkonte në shkollë”, tha ai.

Morton gjithashtu tha se çifti e bëri të qartë për familjen mbretërore se ata nuk donin që djali i tyre të merrte titullin pas lindjes, por ishin të hapur që ai të merrte vetë vendimin për veten e tij.

Meghan në intervistën e saj në mars me Oprah Winfrey, zbuloi se kërkesa e saj për ta bërë Archie një princ ishte refuzuar.

"Ata nuk donin që ai të ishte një princ, e cila do të ishte kundër protokollit," tha Meghan

Tiranapost.al.Z.B