Lajme nga Bota

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi! Qytetarët e dy vendeve do udhëtojnë lirshëm duke përdorur dokumentet e tyre

Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi! Qytetarët e dy vendeve do

Kosova dhe Serbia kanë zgjidhur mosmarrëveshjen për lëvizjen e qytetarëve të tyre përtej kufijve.

Lajmin e ka dhënë shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Përmes një postimi në Twitter, Borrell thotë se Serbia është pajtuar të heqë dokumentet për hyrje-daljet për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe se Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë.

“Sipas Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe. Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë”, shkruan Borrell në Twitter.