Arrestohet ish-kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov

Ish-kryeministri i Bullgarisë dhe kreu i partisë opozitare të qendrës së djathtë GERB, Bojko Borisov, është arrestuar pasditen e sotme me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik Europian, drejtuar nga ish-prokurorja rumune kundër korrupsionit, Laura Codruta Kovesi.
Ish-ministri i Financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e Fomisionit Parlamentar Buxhetor Menda Stoyanova si dhe këshilltarja e Borisovit për media, Sevdalina Arnaudova janë arrestuar gjithashtu, sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme bullgare.
"Një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 120 raste të Prokurorisë Evropiane në Bullgari. Kërkime dhe sekuestrime janë kryer në shumë adresa. Bojko Borisov, Vladislav Goranov, Menda Stoyanova dhe Sevdalina Arnaudova janë aktualisht të arrestuar," tha ministria në një deklaratë.
Borisov është zyrtari i parë i lartë që arrestohet nga institucioni i prokurorisë së BE. Zyra e Prokurorit Publik Europian ka të drejtë të hetojë dhe procedojë krime në radhët e shteteve anëtare, në mënyrë të pavarur nga autoritetet kombëtare. Borisov ka shërbyer tre mandate si kryeministër i Bullgarisë, duke u zgjedhur për herë të parë në 2009.
Tiranapost.al