Lajme nga Bota

Aprovohet vaksina 'Johnson & Johnson' në SHBA. Si është krijuar dhe ku ndryshon nga të tjerat?

Aprovohet vaksina 'Johnson & Johnson' në SHBA. Si

Në SHBA është aprovuar zyrtarisht përdorimi i vaksinës me një dozë të vetme nga kompania Johnson & Johnson, duke e bërë vaksinën e tretë që do përdoret kundër koronavirusit.

Vaksina ka kosto efektive ndaj vaksinave Pfizer dhe Moderna dhe mund të ruhet në një frigorifer të thjeshtë, në krahasim me dy vaksinat e tjera.

Të dhënat zbuluan se vaksina parandalonte rëndimin e sëmundjes, por rezultoi vetëm 66% efektive tek rastet e moderuara. Vaksina është krijuar nga firma belge Janssen.

Kompania ka rënë dakord të sigurojë SHBA-të me 100 milion doza deri në fund të Qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion të amerikanëve që nga java tjetër. Britania, BE dhe Kanadaja gjithashtu kanë porositur doza, ndërsa 500 milionë doza janë porositur gjithashtu përmes skemës së Covax për të furnizuar kombet më të varfra.

Presidenti Joe Biden e përshëndeti aprovimin duke e konsideruar një lajm emocionues për të gjithë amerikanët, por paralajmëroi se lufta nuk ka mbaruar.

"Megjithëse ne festojmë lajmet e sotme, unë i nxis të gjithë amerikanët; vazhdoni të lani duart, qëndroni të distancuar dhe mbani maska. Siç e kam thënë shumë herë, gjërat ka të ngjarë të përkeqësohen përsëri teksa përhapen variante të reja dhe përmirësimi aktual i situatës mund të ndryshojë."

Autorizimi u dha nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA).

Vaksina ka provuar të jetë 85% efektive në parandalimin e sëmundjes në gjendje të rënduar dhe 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara. Ata që u përfshinë në eksperiment dhe bënë vaksinën nuk u shtruan në spital pas 28 ditësh, ndërsa fatmirësisht nuk pati as raste me viktima. Megjithatë, mbrojtja ndaj variantit të virusit të zbuluar në Afrikën e Jugut dhe Brazil ishte pak më e ulët se variantet e tjera ekzistuese.

Vaksina Johnson&Johnson përdor një virus të ftohjes së zakonshme që është krijuar për ta bërë atë të padëmshëm. Ajo mbart një pjesë të kodit gjenetik të koronavirusit. Kjo sipas ekspertëve është e mjaftueshme që trupi të njohë kërcënimin ta luftojë pasi virusi të futet në trup. Kjo është e ngjashme me qasjen e përdorur nga vaksina e Oxfordit, AstraZeneca.

Tabela me krahasimin e vaksinave të deritanishme, të prodhuara për të luftuar virusin:

Aprovohet vaksina 'Johnson & Johnson' në SHBA. Si

*Tiranapost.al.