Anthony Blinken ftesë për Shqipërinë në takimin ministerial për sigurinë ushqimore

E Mërkurë 18 Maj 2022, 11:44
TiranaPost
Sekretari amerikan, Anthony Blinken ka ftuar ministren e jashtme, Olta Xhaçkën në takimin ministerial për sigurinë ushqimore që do të mbahet në selinë e Kombeve të Bashkuara, sot më 18 maj.
Takimi vjen në kontekstin e krizës së tanishme të sigurisë ushqimore, që është përkeqësuar, duke filluar me përhapjen e Covid-19 dhe duke u thelluar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Një ditë më pas, e enjte 19 maj 2022, Ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në debatin e hapur të Këshillit të Sigurimit me temë “Konflikti dhe Siguria Ushqimore”, i cili do të kryesohet nga Sekretari amerikan Blinken, në cilësinë e Presidentit të KS për muajin Maj 2022.
Pas SHBA, presidencën e Këshillit të Sigurimit për muajin Qershor 2022 do e mbajë Shqipëria.