Lajme nga Bota

Anglia do të përdorë ushtrinë për të kufizuar kalimet e emigrantëve nga Franca

Anglia do të përdorë ushtrinë për të kufizuar

Qeveria e Boris Johnson ka konfirmuar se po planifikon të përfshijë ushtrinë në operacionet për të kufizuar numrin e kalimeve të emigrantëve me varka të vogla në Kanalin Anglez.

Në atë që është quajtur jozyrtarisht "Operacioni i Mishit të Kuq", janë hedhur disa projekte që shihen si një përpjekje për të larguar vëmendjen nga pyetjet që rrethojnë udhëheqjen e Johnson.

Ministrja e Brendshme, Priti Patel, tha të hënën se ajo kishte e kishte ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes me detyrën e një "partneri operacional vendimtar" në mbrojtjen e Kanalit kundër imigracionit të paligjshëm, por tha që më tej do të jepen më tepër detaje.

Ministria e Mbrojtjes tha për Euronews se pritej që përpjekjet në afat të afërt kohor të mbeten të përqendruara në të kuptuarit se çfarë mund të bëhet që sistemi të jetë më efektiv dhe efikas, duke siguruar që njerëzit të mos mbyten në Kanal.

"Një numër i madh njerëzish vazhdojnë të bëjnë kalime të rrezikshme në Kanal dhe vdekjet tragjike të nëntorit të kaluar shërbejnë si kujtesë më e fortë e nevojës për t'i ndaluar ato. Qeveria po eksploron çdo rrugë për të parandaluar kalimet e mëtejshme dhe do të bëhet e ditur se si mund të arrihet kjo.”, tha një zëdhënës. Opozita laburiste ka akuzuar qeverinë se nuk ka nxjerrë mësim nga operacioni i mëparshëm në vitin 2019, kur marina patrulloi Kanalin, por u tërhoq pas gjashtë javësh.

"Unë mendoj se publiku britanik do të mbështesë qeverinë, që ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur kufijtë tanë dhe kjo është arsyeja pse një qasje e tilë është absolutisht jetike," ishte përgjigja e Priti Patel në Commons.

Raportet në mediat e Mbretërisë së Bashkuar thonë se Marinës Mbretërore do t'i jepet kontrolli i operacioneve në Kanal për të trajtuar problemin e emigrantëve, me diskutime që përfshijnë qeverinë dhe Forcën Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar.

Shifrat e publikuara në fillim të këtij viti sugjerojnë se numri i emigrantëve që kalojnë Kanalin me varka të vogla është trefishuar në vitin 2021.