Analiza e Bloomberg: Si podcasterat amerikanë krijuan valën e Trump! Ndikim shumë të madh tek njerëzit

Trump u kthye me një mandat të dytë dhe këtë herë fitorja e tij kishte një armë sekrete, podcasterët. Ata ishin dhe në rresht të parë në inaugurimin e tij dhe duket se mblodhën shumë vota. Ndikim më të madh në veçanti kishte Joe Rogan, prezantuesi i podcastit më popullor.
Më shumë se 50% e njerëzve mbi 12 vjeç ndjekin të paktën 1 podcast çdo muaj.
Këta YouTubers kanë ndikim shumë të madh tek audienca, e cila me së shumti është audiencë burrash të rinj që janë edhe mbështetësit më të mëdhenj të Trump.
Më shumë se gjysma e meshkujve nën 30 vjeç kanë votuar për Trump.
Bloomberg analizoi më shumë se 2 mijë video të ngarkuara në kanale 2 vitet e fundit, nga 9 krijues.
Në videot e tyre Amerika është një vend i dëshpëruar, i destabilizuar dhe me inflacion të lartë. Kufijtë plot emigrantë dhe gati për të nisur Lufta e Tretë Botërore. Edhe pse këto podcaste konsiderohen si jopolitike, politikanët janë shfaqur tek tuk.
Tani me siguri do të jenë gati të promovojnë të gjithë axhendën e Trump.