Lajme nga Bota

Ambicja e Elon Musk nuk njeh kufij! Do të ndërtojë një qytet të tijin

Ambicja e Elon Musk nuk njeh kufij! Do të ndërtojë një qytet

Elon Musk është i mirënjohur për projektet ambicjoze të tij si dërgimi i një sateliti në hapësirë, por edhe krijimi i makinave që do të drejtohen në mënyrë autonome.

Megjithatë, edhe për imazhin e atij ai ka tejkaluar pritshmëritë, teksa ka lajmëruar se do të ndërtojë një qytet të ri në Texas, të cilën do ta pagëzojë me emrin “Starbase”.

Ai planifikon që ta përdorë këtë qendër për të lëshuar raketat e tij “SpaceX”, por do të jetë edhe një qytet i mirëfilltë me banesa, shkolla dhe administratën e vet.

Projekti është anoncuar nga vetë Musk i cili ka shkruar në Twitter se tashmë e ka blerë një hapësirë më të madhe se Boca Chica, sajti ku aktualisht qëndrojnë raketat e kompanisë së tij SpaceX. Mes të tjerash, miliarderi ka lajmëruar se qyteti i tij do të jetë miqësor për qentë.

Tiranapost.al