Lajme nga Bota

 Alec Baldwin përgjegjës edhe si producent për vrasjen e ndodhur në sheshxhirim

 Alec Baldwin përgjegjës edhe si producent për vrasjen e

Eksperti i armëve Bryan Carpenter tha për New York Post se:

“E mbushur apo jo, një armë edhe nëse je në skenë nuk i drejtohet kurrë një njeriu tjetër”.

Gjithashtu nënvizoi se aktori ka shkelur rregullin numër një për sigurinë e armëve. Duke e drejtuar armën ndaj një qënie tjetër njerezore.

Përgjegjësia e Alec Baldwin rritet duke qene se ai gjithashtu mbante edhe rolin e producentit. Si një nga producentët e filmit “Rust”, megjithatë, ai rrezikon, të paktën nga pikëpamja civile, një sërë veprimesh ligjore nëse konstatohet një neglizhencë në siguri.

Hetimet gjithashtu mund të rrezikojnë edhe producentët e tjerë, që mund të kenë ulur pragun e sigurisë. Kjo gjë mund ti bëjë edhe ata përgjegjës. Në çfarëdolloj rasti ngjarja do të jetë një makth ligjor për Baldwin.

Ngjarje e cila ndodhi më 22 Tetor, në Neë Mexico, SHBA. Gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, një film western ku producent ishte edhe vetë aktori. I cili vrau aksidentalisht drejtoreshën e fotografisë Halyna Hutchins, 42 vjeçe dhe plagosi regjisorin Joel Souza.