Lajme nga Bota

Alec Baldwin flet pas ngjarjes së rëndë: Jam i shokuar dhe i mërzitur

Alec Baldwin flet pas ngjarjes së rëndë: Jam i shokuar dhe i

Aktori i njohur është shprehur në një postim në twitter pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në sheshin e xhirimeve të filmit të tij, në Rust. Ngjarje në të cilën mbeti e vdekur kinesatja Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza.

Në një deklaratë dypjesëshe të lëshuar në Twitter, Baldwin shkroi:

"Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe pikëllimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolege e jona e admiruar thellësisht".

Alec Baldwin flet pas ngjarjes së rëndë: Jam i shokuar dhe i

"Unë jam duke bashkëpunuar plotësisht me hetimin e policisë për të adresuar se si ndodhi kjo tragjedi dhe jam në kontakt me bashkëshortin e saj, duke i ofruar mbështetjen time atij dhe familjes së tij. Më është thyer zemra për burrin e saj, djalin e tyre dhe të gjithë ata që e dinin dhe e donte Halynën”, vazhdoi aktori.

Alec Baldwin flet pas ngjarjes së rëndë: Jam i shokuar dhe i

Tiranapost.al