Lajme nga Bota

Akuza për parregullsi me fluturimet, Wizz Air mund të gjobitet pas kontrollit që po i bëhet

Akuza për parregullsi me fluturimet, Wizz Air mund të gjobitet pas

ENAC, (Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil), në Itali, pas anulimeve të shumta që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit me fluturimet, biletave të shitura disa herë, vonesave të tejzgjatura, i tërheq vëmendjen kompanisë ajrore Wizz Air.

Parregullsitë tek kjo kompani kanë shkaktuar shqetësime për qindra pasagjerë, ndaj ENAC u ka bërë thirrje të respektojë ‘Regolamento Comunitario 261’ të vitit 2004, e cila mbron të drejtat e pasagjerëve ajrorë.

Drejtoria aeroportuale identifikoi episode të shpeshta të fluturimeve të anuluara, prenotimeve të shumëfishta dhe vonesave të tejzgjatura nga kompania.

ENAC ka paralajmëruar kompaninë Wizz Air që në përfundim të procedurave të verifikimit, nëse vërtetohen shkeljet e raportuara, do të aplikohet gjoba maksimale, duke marrë gjithashtu parasysh faktin se mosrespektimi i Rregullores nga transportuesit ka ndodhur disa herë gjatë këtij sezoni.

ENAC do bëjë verifikimin e ekuipazheve në dispozicion, me qëllim vlerësimin e nevojës së mundshme për një zvogëlim të funksionimit të tyre ose një kufizim të shërbimeve.

ENAC u bën thirrje gjithashtu të gjithë operatorëve në këtë sektor, duke marrë parasysh udhëtimet e shtuara verore, të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të garantuar sigurinë, efikasitetin dhe përpikërinë e fluturimeve, të shmangin problemet e mundshme, të kontrollojnë paraprakisht disponueshmërinë e burimeve njerëzore dhe materiale. Gjithashtu të garantojnë cilësinë e shërbimeve dhe të drejtat e udhëtarëve, dhe të kenë një vëmendje të veçantë ndaj personave me nevoja specifike, të moshuarve dhe personave që kanë nevojë për shoqërues.

*Tiranapost.al