Lajme nga Bota

Aktori Matthew McConaughey mund të kandidojë për postin e Guvernatorit të Teksasit

Aktori Matthew McConaughey mund të kandidojë për  postin e

Aktori fitues i çmimit “Oscar”, Matthew McConuaghey ka pranuar se po konsideron mundësinë e kandidimit për postin e Guvernatorit të Teksasit.

Sipas POLITICO, McConaughey ka kontaktuar njerëz me influencë në rrethet politike, duke përfshirë dhe një sipërmarrës të madh, mbështetës të Partisë Republikane. Megjithatë, të shumtë janë ata që venë në dyshim nëse McConaughey, i lindur në Teksas, do të sakrifikojë statusin e tij si një ikonë kulturore për të “përveshur mëngët” në punët e pista të politikës. Gjithashtu, nga pikëpamja elektorale ai do ta ketë të vështirë duke parë që guvernatori aktual republikan Greg Abbott ka mbështetje të madhe në komunitet dhe veçanërisht gëzon mbështetjen e sipërmarrësve. Megjithatë, konkurrenca me McConaughey padyshim do ja bëjë të vështirë rizgjedhjen.

Aktori i mirënjohur e ka shprehur interesin e tij për jetën publike dhe politikën përgjatë muajve të fundit duke u shfaqur në disa forume “online” ku diskutohen tema të tilla, përfshirë edhe një bashkëbisedim me akademikun konservator Jordan Peterson. Mbetet e paqartë nëse McConaughey do të ketë një platformë të moderuar apo më populiste, teksa aktualisht faksionet Trump dhe anti-Trump ndodhen në një betejë të ashpër kundër njëri-tjetrit brenda primareve republikane.

Në rast se do të fitonte, McConaughey nuk do të ishte i pari aktor i famshëm që fiton një post të tillë. Arnold Schwarzenegger u bë Guvernatori i Kalifornisë në vitin 2003 i zgjedhur po nga Partia Republikane.

Tiranapost.al