Lajme nga Bota

Aksidentohet autobusi, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur në Turqi

Aksidentohet autobusi, 8 të vdekur dhe 35 të plagosur në Turqi

Një aksident tragjik u ka marrë jetën 8 personave dhe ka lënduar 35 të tjerë. 4 janë në gjendje të rëndë.

Sipas mediave turke, mësohet se autobusi ka dalë nga rruga duke përfunduar në tokë bujqësore.

Autobusi ishte nisur nga Diyarbakır në Bodrum dhe u përmbys në kryqëzimin Karabedir, Dinar Haydarlı.

Dyshohet se përgjumja e shoferit ka qenë shkaku i humbjes së kontrollit të mjetit.