Lajme nga Bota

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Dyshohet se shoferin e zuri gjumi

Aksidenti tragjik në Kroaci/ Dyshohet se shoferin e zuri gjumi

12 persona humbën jetën dhe 34 të tjerë u lënduar në një aksident në autostradën Zagreb-Goriçan mëngjesin e kësaj së shtune.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit të sotëm.

Në autobus ndodheshin pelegrinë që ishin nisur për në Medjugorje nga qyteti polak i Tomaszow Mazowiecki.

Autobusi ra në kanal. Nuk ka ende të dhëna zyrtare mbi shkaqet e aksidentit apo rrethanat në të cilat ka ndodhur, por dyshimet e para janë se shoferin e ka zënë gjumi në timon.

Policia po bën hetimet.