‘Ai nuk do të donte ta bënit këtë’. Vëllai i Floyd u drejtohet protestuesve
Vëllai i George Floyd, që u vra gjatë ndalimit nga policia e Minneapolis ka folur dhe dënuar aktet e dhunës së protestuesve.
“Ai nuk do të donte që ju ta bënit këtë”, ka thënë Terrence Floyd, duke u bërë thirrje turmës për t`u tërhequr.
Prej një jave vazhdojnë protestat e dhunshme për vdekjen e Floyd të konsideruar si të kryer nga racizmi.
Po cila është historia?
Floyd donte të paguante me 20 dollarë të falsifikuar në një nga dyqanet e rrjetit kinez Deli. Kartmonedha 20 dollarëshe u identifikua si e falsifikuar dhe punonjësi e denoncoi në polici rastin. Tre policë mbërritën në vendngjarje dhe e shndërruan më pas në skenë krimi.
Dereck Chauvin, pasi e prangosi Floyd-in e shtriu përtokë dhe i vuri këmbën mbi qafë, në damarin kryesor që pompon gjakun në zemër dhe e mbajti ashtu për 8 minuta e 46 sekonda në total, ndërkohë që gjatë 2 minutave dhe 53 sekondave të fundit, Floyd nuk reagonte.
E gjithë skena u xhirua nga kalimtarë të rastit që i luteshin njësoj si Floyd ta lëshonte. “S`mund të marr frymë”, “Të lutem dua ujë”, ishin disa nga fjalitë që Floyd thoshte deri sa dha frymën e fundit.
Bashkë me njerëzit që janë ngritur në protest është edhe gruaja e tij, e cila kërkon divorcin për shkak të kësaj ngjarjeje.
Aktualisht, Dereck Chauvin është i arrestuar dhe akuzohet për vrasje të shkallës së tretë, shkaku mendohet të jetë racizmi (por nuk përjashtohet pista e njohjes më parë me viktimën, pasi të dy kanë punuar në të njëjtën vend si roje sigurie vite më parë, edhe pse nuk dihet nëse në të njëjtën periudhë), kurse kolegët e tij të pranishëm në vendngjarje u shkarkuan nga puna dhe po ndiqen në gjendje të lirë.
*Burimi Global News
Lexo më shumë: