Lajme nga Bota

Aeroporti i Stambollit pezullon fluturimet përshkak të reshjeve të dëborës

Aeroporti i Stambollit pezullon fluturimet përshkak të reshjeve
Reshjet e dendura të dëborës në Turqi kanë bërë që aeroporti i Stambollit të pezullojë fluturimet deri në një njoftim të dytë.

Turkish Airlines i ka njoftuar të gjithë pasagjerët të kontrollojnë përditësimet në faqen e saj të internetit për fluturimet nga Aeroporti i Stambollit dhe Aeroporti Sabiha Gökçen i cili po ashtu ndodhet në Stamboll.

Reshjet e borës dhe stuhitë e ngrira ishin më të përqendruara në rajonet qendrore dhe lindore të Turqisë javën e kaluar, por temperaturat gjithashtu ranë ndjeshëm në perëndim dhe veriperëndim të vendit duke filluar nga fundjava.

Stambolli pati reshje të lehta dëbore më 22 janar, por një stuhi e fortë që filloi vonë më 23 janar, dhe la vendet e larta të metropolit turk me një shtresë dëbore që arrinte një thellësi prej 40 centimetrash.

Tiranapost.al