Lajme nga Bota

Adoleshenti amerikan vret prindërit dhe motrën e vogël, më pas poston fotot e tyre në rrjetet sociale

Adoleshenti amerikan vret prindërit dhe motrën e vogël, më

Një ngarje e rëndë ka tronditur SHBA ku një adoleshent ka vrarë prindërit dhe motrën e tij më të vogël dhe më pas ka hedhur foto nga vendngjarja në rrjete sociale.

Autori është identifikuar si Uilliam Colburn, 15 vjeç, vrau babain e tij 63-vjeçar, nënën e cila festonte ditëlindjen, si dhe motrën 2 vite më të vogël se ai.

Pasi vrau familjarët e tij, ai postoi foto të tyre të vrarë në rrjete sociale duke kërcënuar se të njëjtën gjë do të bënte në shkollë.

Ende nuk dihet shkaku i këtij krimi të rëndë ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet që e çuan të miturin të kryente këtë masakër.

Tiranapost.al