Lajme nga Bota

A do të zgjerohet lufta e Putinit?

A do të zgjerohet lufta e Putinit?

Në vitin 1946, Walter Bedell Smith, ambasadori i sapoemëruar i BritanisëBashkimin Sovjetik, u largua në orët e vona nga selia e ambasadës për tu takuar me Josif StalininKremlin. Winston Churchill, sapo kishte mbajtur fjalimin e tij të famshëm mbi“Perden eHekurt”, dhe marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Lindjes ishin shumë të ftohta.

Lufta e Ftohtë kishte nisur tashmë. Pyetja e parë që i bëri Smith udhëheqësit sovjetik ishte:“Çfarë kërkon Bashkimi Sovjetik, dhe sa larg do të shkojë Rusia?”. Stalini ishte i ftohtë. “Ai nuk më pa në asnjë rast drejt e në sy shkroi Smith në kujtimet e tij “por e mbajti kokën të kthyer në anën tjetër, duke thithur herë pas here duhanin në llullën e tij”. Pasi Smith ia përsëriti pyetjen, Stalini e shikoi më në fund në sy dhe i tha:Ne nuk do të shkojmë shumë larg”.

Por sa larg do të shkojë lufta e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë? A do të përpiqet ai të nënshtrojë jo vetëm Ukrainën Lindore, por edhe atë perëndimore? A do të përpiqet të krijojë një urë tokësore për në Kaliningrad përmes Lituanisë, duke u përballur me përballjen e drejtpërdrejtë me NATO-n?

Duke sulmuar Ukrainën Putini është përfshirë në lojën më të guximshme të karrierës së tij. Edhe pse është përshkruar shpesh si një udhëheqës i kujdesshëm dhe oportunist, pushtimi i Ukrainës përgënjeshtroi pretendimin zyrtar të Kremlinit se Rusia nuk kishte ndërmend tësulmonte dhe se Perëndimi po bëhej “histerik” me akuzat mbi këtë çështje.

fakt, vetë gjuha e Putinit të mërkurën të kujtonte kërcënimet e dikurshme të NikitaKhrushchev me luftën bërthamore:“Kushdo që përpiqet të ndërhyjë në operacionin tonë, dhe aq më tepër të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, duhet ta dijë se përgjigja e Rusisë do të jetë e menjëhershme, dhe do tju shkaktojë pasoja të tilla që nuk i keni përjetuar kurrë në historinë tuaj.

Ndoshta synimi përfundimtar i Putin është të krijojë në Ukrainë një shtetkukull, duke aneksuar një pjesë të madhe të këtij vendi. Në këtë drejtim, synimi i tij do të ishte ta dërrmojë me shpejtësi ushtrinë ukrainase dhe të zhdukë sa më shumë që të jetë e mundur, çdo manifestim të krenarisë kulturore dhe kombëtare të Ukrainës.

Po ashtu ai do të tentojë eliminojë elitat ukrainase, ashtu siç bëri Bashkimi Sovjetik në bllokun lindor pas Luftës së Dytë Botërore. Flitet se ai dëshiron të rivendosë në pushtet Viktor Yanukovych, ish-presidentin e korruptuar të Ukrainës, u rrëzua pas protestave popullore të vitit 2014.

Qeveria aktuale e Ukrainës, e udhëhequr nga presidenti Volodymyr Zelenskyy, ka të ngjarë të kërkojë një vend për të funksionuar si një kabinet në mërgim. Por mund të mos jetë e lehtë të gjendet një vend që do ta lejonte atë të mbështeste rezistencën e armatosur nga jashtë Ukrainës.

Edhe Polonia dhe Lituania mund të kenë pak vullnet për ta pranuar qeverinë ukrainase, pasi kjo do të rriste në mënyrë dramatike kërcënimet ruse kundër tyre. Garancitë e sigurisë së NATO-s nuk përfshijnë dispozita për mbështetjen e kryengritësve në vendet fqinje.

Nëse kësaj i shtohet antipatia e madhe e amerikanëve ndaj një lufte më të gjerë, për të mos përmendur admirimin e Donald Trump ndaj Putinit, atëherë rezulton se Zelenskyy do të hasë jo pak probleme. Por duke përmendur hapur qëllimet e tij, Putin ka arritur pa dashje të ringjallë NATO-n, një organizatë e cila deri vonë dukej e përgjumur.

Tani ka nisur koordinimi i masave nga ana e Perëndimit. Është ndalur certifikimi i “NordStream II. Presidenti amerikan Joe Biden është angazhuar në një nivel diplomacie që mundtë krahasohet vetëm me atë të administratës George H.W Bush në pragun të Luftës së Parë të Gjirit për të koordinuar aleatët e NATO-s.

Marrëveshja për sanksione gjithëpërfshirëse është në rendin e ditës në Evropë. Ndoshta ndryshimi më i dukshëm ka ardhur nga Gjermania, e cila ka qenë prej kohësh një ithtare e një forme të Ostpolitikës me Rusinë, dhe ku marrëdhëniet e ngushta ekonomike supozohej se do të çonin në një zbutje të tensioneve.

Pasojat ekonomike të sanksioneve për Amerikën dhe Evropën mund të jenë serioze. Çmimet e naftës së papërpunuar janë që tani mbi 100 dollarë për fuçi, dhe Gjermania sapo ka filluar të distancojë veten nga gazi natyror rus. Synimi i Putinit do të jetë të shohë se sa dhimbje mund të tolerojnë kundërshtarët e tij, dhe sa do të zgjasin sanksionet e ashpra përpara se Evropa të thërrasë në ndihmë SHBA-në.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar:“Nuk është e lehtë. Unë jam ish kryebashkiak i Londrës, dhe e di se sa e rëndësishme është që qyteti ynë të jetë i hapur për investime, ndaj situata është delikate”.

Deri më tani, topi ka qenë në fushën e Putinit. Por tani që ai është angazhuar një pushtim, Perëndimi ka filluar të kundërpërgjigjet. Po ashtu ka nisur edhe transformimi i Rusisë në sytë e Perëndimit nga kundërshtar në një armik. Pasojat e kësaj përballje do t’i japin formëpolitikës globale për dekadat e ardhshme.

*Ky shkrim u publikua nga Bota.al dhe u ripostua nga Tiranapost.al