Lajme nga Bota

70% e infektimeve të reja me COVID në Itali janë për shkak të mutacioneve të virusit

70% e infektimeve të reja me COVID në Itali janë për shkak

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë lajmëruar se mutacionet e COVID-19 janë përgjegjëse për më shumë se 70% të infektimeve të reja të ditëve të fundit.

Paralelisht, në bazë të të dhënave të institutit “Gimbe”, për shkak të rrezikshmërisë që përbëjnë këto mutacione edhe për moshat më të reja, ndryshe nga format e mëparshme të COVID, mund ta shtyjnë Italinë që të rikthejë mësimdhënien online për të gjithë nxënësit në nivel kombëtar.

Zonat e Romës, Torinos dhe Venecias janë më të prekurat nga valët e mutacioneve. Ndërkohë autoritetet italiane kanë lajmëruar se do të lëshojnë certifikata “lirie” për individët që kanë marrë të dy dozat e vaksinës dhe që do të kenë disa lehtësime në krahasim me qytetarët e tjerë, kryesisht përsa i përket udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.

Tiranapost.al