3 persona humbin jetën në Gjermani për shkak të motit të keq
E Martë 5 Dhjetor 2023, 13:30
TiranaPost
Moti i ftohtë dhe ngricat në Gjermani janë shkaktarë të aksidenteve të shumta në të cilat vetëm sot kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë anuluar fluturimet nga aeroporti i Mynihut.
Një student humbi jetën dhe të paktën 10 u dërguan në spitale, ndërsa dy të tjerë përfshirë shoferin e autobusit të shkollës, u plagosën rëndë në një aksident në provincën e Saksonisë në Gjermaninë lindore, tha policia.
Dy persona të tjerë humbën jetën pas përplasjes së një makine dhe një kamioni.
Reshjet e borës kanë arritur deri në gjysmë metri në Bavari, dhe çuan në anulimin e shumë trenave, me sistemet e sinjalizimit dhe tabelat elektronike të informacionit që shpesh nukfunksiononin.